E aromantizuar me 4 aroma të drunjëta si anason, xhenxhëfil, kanell dhe karafil.

Përbëresit:

1 kg kadaif i freskët

2 filxhanë çaji arra të qëruara

1 filxhanë kafe rrush të thatë

200 gr. gjalpë

2 lugë sheqerë.

Për sherbetin

750 ml ujë

1 kg sheqerë

2-3 karafila

2 feta xhenxhëfil

1 shkop kanelle

2 yje anasoni

Përgatitja

Copëtojni  arrat me duar dhe një pjesë të tyre i përzijini me 2 lugë sheqerë. Shtroni kadaifin dhe merrni një pjes prej tijë i vendosni pak nga përzierja e arrave me sheqer dhe mbështilleni në forme roleje. Ekstremitetet ja mblidhni  mirë brënda në mënyre që mbushja mos na dali. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër dhe shtrohjeni ne nje tave.  Sipër i hidhni  gjalpin e shkrirë dhe disa copa te vogla gjalpi ja vendosni sipër .Shtoni dhe pjesën tjetër të arrave  të mbetura.

Vëndoseni  të piqet në furrë në 140° për rreth 1 orë. Duhet të jetë bërë krokantë dhe me ngjyrë të artë. Fikni  sobën dhe lëreni të ftohet plotësishtë.

Ndërkohe përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin, shtoni dhe erëzat ë dhe vendoseni në zjarrë të mesëm derisa të marre valë, duhet të llogarisni ta lini rreth 10 minuta mbas valës së parë. Fikni zjarrin dhe lëreni të vaket.

Shtoni rrushin e thatë sipër kadaifit.

Kur te jetë gati sherbeti  shtojeni sipër kadaifit dhe lëreni deri sa të njomet plotësishtë i mbuluar.

Një ditë e tërë do ishte ideale.