Kadri Veseli me asnjë votë kundër është zgjedhur kryetar i PDK-së në Konventën e VII të kësaj partie.
Votimi për Veselin u bë me votë të hapur, pasi shumica e delegatëve ishin të pajtimit që procedura e votimit të bëhet në këtë mënyrë. “Faleminderit për besimin që keni treguar ndaj meje. Dua që në fillim të theksoj falënderimin tonë të përbashkët për njeriun që themeloi partinë, forcoi dhe fitoi. ish-kryetarin e PDK-së, presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi”, ka thënë në hyrje të fjalimit të tij Veseli, pas marrjes së postit drejtues të partisë.
Veseli është kryetari i dytë i PDK-së, që nga themelimi i kësaj partie, e cila deri më tani është drejtuar nga Hashim Thaçi, i cili tashme mban postin e presidentit të Kosovës.