Osman Kadriu njohës i çështjeve juridike, thotë se partitë në pushtet përmes drejtuesve të institucioneve, pengojnë punën e Prokurorisë Speciale, njëherësh bëhet dhe fushatë negative ndaj Prokurorisë Speciale, sipas tij, në mediat e kontrolluara nga pushteti, se ky institucion gjoja se synon të hetojë dhe ato lëndë të cilat nuk janë nën kompetenca të saj vetëm e vetëm për të goditur struktura të caktuara udhëheqëse të vendit.

 

“Për momentin pushteti, kryesisht VMRO DPMNE, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes institucioneve të cilat drejtohen nga këto dy parti, pra VMRO DPMNE dhe BDI, i bëjnë obstruksione Prokurorisë Speciale me të vetmin qëllim që të devalvohet puna e këtij institucioni”.

 

“Bëhen obstruksione që Prokuroria Speciale të mos ketë rezultate pozitive gjatë zbardhjes së rasteve penalo-juridike dhe me këtë të shpëtojnë kokën e tyre”, thekson Osman Kadriu.