Kafe apo ujë i ngrohtë me stomakun bosh, ja çfarë rekomandojnë mjekët të pini sapo zgjoheni nga gjumi

Për shumë njerëz, është e paimagjinueshme ta nisin ditën pa një apo edhe dy filxhanë kafe.
Duket sikur lëngu magjik i zi ka një fuqi të mbinatyrshme për të kthyer me plot 360 gradë humorin, energjinë, përqendrimin etj.

Por a keni menduar ndonëherë sikur në ritualin e mëngjesit të përfshini një gotë me ujë të ngrohtë? Uji jo vetëm që është përbërësi kryesor i organzizmit të njeriut, por merr pjesë dhe në të gjitha proceset jetike të metabolizmit.

Më poshtë do të lexoni 3 arsyet përse duhet të pini ujë të ngrohtë me stomakun bosh.

1.Përmirëson levizjet e muskujve: Një studim i bërë nga ‘’Journal of Neurogastroenterology dhe Motility’’ ka treguar se deri 58% e pacientëve që vuajnë nga achalasia, një gjendje në të cilën muskujt e pjesës së poshtme të ezofagut dështojnë të relaksohen, kanë përjetuar përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre pasi pinë ujë të ngrohtë .

2.Përmirëson sistemin e qarkullimit të gjakut: Pirja e ujit të ngrohtë përmirëson rrjedhjen e gjakut në sistemin e qarkullimit të gjakut të trupit. Është treguar shkencërisht se kur trupi ekspozohet në temperaturë të ngrohtë, rrjedha e qelizave të gjakut fillimisht rritet nga një sasi dramatike. Pastaj, ajo bie përsëri në normën normale të rrjedhjes së gjakut dhe fillon të rritet gradualisht sa më gjatë të jetë e ekspozuar ndaj ngrohtësisë, transmeton living.al.

3.Lehtëson dhimbjen e fytit: N.q.s kur zgjoheni në mëngjes keni dhimbje fyti dhe vështirësi gjatë gëlltitjes mos hezitoni në asnjë moment të pini ujë të ngrohtë, lehtëson dhimbjen dhe zbut muskujt e stomakut.

SHPËRNDAJE