Për përgatitjen e kësaj kafeje mjaftojnë këta 5 përbërës, të cilët mund t’i përzieni edhe me pak qumësht. Gjithashtu, do t’ju nevojitet një blender dhe për 5 minuta do të jetë gati.
Ja se çfarë mund të bëjë secili prej këtyre përbërësve për ju dhe libidon tuaj
Maca – Ndihmon në krijimin e enzimave të trupit të cilat nevojiten për të balancuar hormonet dhe rritur fertilitetin. Gjithashtu, mendohet se kjo lloj kafeje ndikon në rritjen e dëshirës seksuale.
Kakao – Kakaoja e papërpunuar është një stimulant. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rrit humorin. Gazeta Mjekësia Seksuale ka publikuar një studim, sipas të cilit femrat që hanë çokollatë çdo ditë kanë një performancë më të lartë seksuale.
Kanella – Kanella ju ndihmon të ndiheni më energjik dhe me dëshirë për aktivitet intim, edhe pse mund të keni kaluar një ditë të lodhshme.
Mjalti – Mjalti ndikon në rritjen e rezistencës dhe të fertilitetit.
Qumështi i kokosit – Në shumë kultura qumështi i kokosit përdoret për të balancuar hormonet dhe për të rritur aktivitetin seksual. I pasur me yndyra të shëndetshme, vaji i kokosit ju jep më shumë energji për marrëdhënie seksuale.
Mundohuni ta përgatisni këtë kafe njëherë në javë, sidomos kur keni mundësi ta konsumoni ngadalë dhe ta shijoni ditën, shkruan Shije. Në këtë mënyrë ju do të merrni dozën e rregullt të kafeinës së bashku me superushqimet më të vjetra që përmirësojnë seksin.
Ja cila është receta e “kafes seksuale”:
Përbërësit: 2/3 filxhan me kafe të nxehtë 1 lugë gjelle me kakao 2 lugë gjellë qumësht kokosi 1 lugë gjelle mjaltë ½ lugë çaj kanelle 1 lugë çaj maca
Përgatitja Hedhim kafenë në një tas. Shtojmë kakaon, qumështin e kokosit, mjaltin dhe kanellën. E hedhim përzierjen në një blender, e punojmë derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri tjetrin. I shtojmë Macën dhe mund ta shërbeni. Shijojeni.