Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara kanë shpërthyer protesta pas vrasjes së një afrikano-amerikani në duart e policisë në Minneapolis.

Qindra njerëz dolën afër Shtëpisë së Bardhë për të kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd-it, shkruan “BBC”, transmetin Gazeta Express. Protesta pati edhe në Minnesota, New York dhe Kaliforni.

Një ish-polic është arrestuar dhe kundër tij është ngritur akuzë për vrasje të një personi në ndalim.

Ish-polici Derek Chauvin është shfaqur në video duke ia mbajtur për disa minuta gjurin mbi qafë afrikano-amerikanit derisa ky mbeti pa ndjenja. Polici në fjalë dhe tre të tjerë tashmë janë përjashtuar nga puna.