Ish-kryetari i komunës së Koçanit nga radhët e VMRO-DPMNE, Ratko Dimitrovski do të përballet me ligjin, pasi që ndaj tij është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe financave komunale. Ai në dy raste i ka lëshuar para nuses së djalit të tij nga grantet e programit “Erasmus+”.

Në vitin 2015 në kundërshtim me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Dimitrovski në konton e resë së tij i ka lëshuar rreth 4 mijë euro, ndërsa një gjë të tillë e ka bërë edhe në fund të gushtit të 2017, ku pa vendim të Këshillit komunal ka vendosur që ti lëshojë një buxhet tjetër në vlerë prej rreth 9 mijë eurove nga buxheti komunal në llogarinë e shoqatës së resë së tij.