Sektori për punë të brendshme Shkup parashtroi kallëzim penal kundër A.Ç. (57) nga Shkupi, mjek dhe drejtor në Qendrën klinike për neurokirurgji pranë Qendrës universitare “Nëna Terezë”, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “mitmarrje”. I denoncuari është privuar nga liria, kumtoi sot MPB.

I denoncuari më 26 maj të vitit 2017, nga babai i një vajze 13-vjeçare drejtpërdrejtë ka kërkuar 1.000 euro, për dhënie të vërtetimit me të cilin do të konfirmohej se Klinika për neurokirurgji nuk kryen intervenim mjekësor çfarë është dashur të kryhet ndaj pacientit. Më 30 maj drejtori i klinikës i ka marrë paratë me justifikimin se ato janë shpërblim për të për vërtetimin e dhënë.

Gjatë bastisjes së kryer në zyrën e tij të punës janë gjetur dhe marrë gjithsej 24.890 euro, 4,477 dollarë amerikanë, 2,250 franga zvicerane, 65 dollarë australianë, 170 kuna kroate, 60 leva bullgare dhe 4.700 denarë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë gjetur dhe marrë gjithsej 9.750 euro, 10.00 denarë dhe dokumentacion mjekësor, për të cilat i denoncuari nuk ka pasur dëshmi prej ku vijnë.