Sektori për punë të brendshme Shkup deri te PTHP Shkup dorëzoi një kallëzim penal dhe një njoftim me letër kundër personave S.M. (21), B.A. (19) dhe S.D. (20) të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit kryesor se kanë kryer 65 vepra penale “vjedhje të rënda” me ç’rast kanë përfituar dobi pronësore kundërligjore prej rreth 3.877.700 denarë.
Për veprat e kryera penale nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake u është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej nga 30 ditë.