Suksesi i gjithë fitoreve serike të BDI-së qëndron në faktin se ajo di të transformohet si subjekt politik.Në rrugëtimin e gjatë të qeverisjes ajo nuk u ka krijuar komoditet atyre që i ka zgjedhur në poste drejtuese.Janë vetëm dy deputetë nga garnitura e kaluar sepse gjithë të tjerët janë të rinj. Sot funksionet e larta politike shtetërore të këtij subjekti i kryejnë një ekipi ri.
Edhe në Kongresin e fundit të partisë u zgjodhën gati 100% të kryetarëve të rinjë të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re.Kjo rezultoi me një fitore tjetër të rradhës në zgjedhjet e 15 Korrikut.

Por pikërisht nga ai Kongres Ali Ahmeti përvec këtyre ndryshimeve në strukturën e partisë , mbarëvajtjen e tërë zhvillimeve të brendshme paralajmëroi diçka shumë të rëndësishme që ka të bëjë me reformat e shumta, që Lëvizjes së quajtur BDI ti vjen një forcë e re që do drejtojnë institucionet me dinjitet ,duke mos u dhënë një shansë të ri të gjithë atyre që kishin zënë ” myshk” nëpër institucione për kaq vite dhe akoma duan të mbesin “pashallarët ” e posteve.

Aty nisi rruga e një qëllimi të ri me njerëz të rinj që do jenë BDI-ja e së ardhmes dhe jo e atyre që BDI-në e shihnin vetëm si një mundësi përfitimesh personale të ” kalbur” prej vitesh nëpër poste. Zëvendësimi i këtyre njerëzve dha frytet e një fitoreje të re. “Kam qenë dy mandate drejtor dua edhe një” kjo ka marrë fund në BDI.Kjo është parti që ka treguar vullnet të mirë duke bërë reforma. Ky ndryshim është bërë për shqiptarët ndërsa BDI ka kryer vetëm një mision të madh: për të bërë realitet ëndrrën shqiptare për ndryshimin e madh gjithandej.
BDI ka zëvendësuar ata që i ka tretur funksioni dhe donin që të vazhdojnë të mbesin në ato funksione . Po nëse do edhe një mandat drejtor na trego sukseset që ke pasur në ata drejtori”?Kjo ishte përgjigja e prerë ndaj atyre që nuk ka sukses nëse një individ është që nga 2002 drejtor dhe ka apetite ende. BDI është një strukturë e fortë sepse ka patur një vizion të qartë. Veprimtaria dhe organizimi i tyre ka rezultuar me këto fitore serike. BDI ka ndryshuar strukturat e vjetra duke betonuar fitoret e ardhshme që do vijnë me gjak të ri njerëz profesionistë të dëshmuar që rrisin cilësinë në shërbime.

Ali Ahmeti ofroi sërish kuadro që kanë eksperienca shumë të forta nga gjithë vendet perëndimore dhe duhet ata njerëz ti hedhin këtu në vendlindje dhe kjo përzgjedhje doli të jetë e suksesshme. Për 18 vite janë 17 fitoret e mëdha që erdhën nga një lëvizje që ka ditur të mbajë balancet. BDI ka ditur të menaxhojë dhe këtë e ka bërë me afrimin e njerëzve profesionistë që kanë zëvendësuar ata që partinë e shohin brenda kornizave përfitimesh personale.

S’ka më mandate të “përjetshme” në BDI por aty ku janë reformat aty është shpresa për koka të reja që do drejtojnë institucionet dhe Ali Ahmeti në momente të caktuara di që ta transformojë një parti duke sjellë figura të reja që janë forca e fitoreve që kanë ndodhur dhe që do pasojnë sërish. BDI e di që familjet shqiptare kanë nevojë për më shumë ekonomi të zhvilluar më shumë vende të reja të punës dhe më shumë strategji se si njerëzit të qëndrojnë këtu dhe jo për individë që kërkojnë shumë dhe japin pak dhe akoma më keq vazhdojnë të njëjtit të kenë akoma apetite postesh e pushteti.Kjo ka marrë fund./TS