Deklarata e Nikolla Gruevskit është e papjekur. Nëse do të jepej nga një organ shtetëror do ta dënoja, por u dha nga një lider partiak, ndërsa politika partiake ka mundësi të pakufizuara. Organet shtetërore duhet që të udhëheqin politika që do ta pasqyrojnë interesin e shtetit dhe ai interes është bashkëpunimi dhe integrimi me BE-në dhe në NATO, deklaroi akademik Vlado Kambovski, transmeton TetovaSot.

Në lidhje me akuzat e VMRO-DPMNE-së të drejtuar në drejtim të ambasadorëve, ai deklaroi se ato janë personale dhe sipas të gjithave kanë të bëjnë me individët në ambasada, përndryshe nëse do të ishte e kundërta nuk do të ishte mirë.

Kambovski deklaroi se edhe interesi i shtetit nuk është pronësi private por i shoqërisë, i qytetarëve, opinionit dhe ai është interesi për në BE dhe në NATO.

Sipas tij, prioritet i qeverisë së ardhshme që  duhet të jetë para së gjithash, legjitime, është që t`i realizoje prioritetet dhe kërkesat e dhëna nga BE-ja e të përmbajtura në raportin e Pribesë.

Kambovski sqaroi se qeveria legjitime nuk shikohet vetëm përmes numrave matematikore, por përmes vlerave që duhet t`i realizoje e para së gjithash BE dhe NATO.

“Qeveria e ardhshme duhet që t`i plotësoje pritjet e qytetarëve. Ato pritje mund që t`i plotësoje vetëm qeveria legjitime”, deklaroi Kambovski./TetovaSot/