Kamerat e sigurisë të objektit të Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastiri kanë kapur vandalin që ka demoluar derën hyrëse, mbishkrimin dhe që ka ngjitur posterë fyese antishqiptare, njofton portali “sdk.mk”.

Sipas këtij portali personi që është kapur nga kamerat ka thyer xhamat e derës hyrëse dhe xhamat e tjerë me një pllakë betoni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23, transmeton INA.

Pamjet nuk detektojnë fytyrën. Por ai është paraqitur aty edhe rreth orës 02 të mëngjesit, në dy raste duke demoluar dhe thyer portën hyrëse. Në posterët e ngjitur është porosia raciste “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”. (INA)