Një skandal po trondit Maqedoninë. Partia maqedonase në opozitë LSDM e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka nxjerë si kandidat më shumë se 3 shqiptarë në mesin e tyre ish gazetarin Muhamed Zeqirin, ish analistin Edmond Ademin dhe profesoreshën universitare Gjylymsere Kasapin, zbulohet se të gjithë programin politik e ka në mënyrë identike nga partia radikale e Serbisë, njofton Zhurnal.

Skandali rritet edhe më shumë kur partia LSDM e Maqedonisë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare garon edhe me kandidat shqiptarë duke promovuar bashkëjetesë dhe multietnicizëm, mirëpo me zbulimin e këtij skandali dëshmohet se kjo parti kontrollohet kryekëput nga Serbia me të vetmin qëllim për të shkaktuar një kaos të vërtetë mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Si duket qëllimi është që të dobësohen partitë etnike shqiptare, për shkak se LSDM në shënjestër i ka shqiptarët si votues në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në kohën kur organizimi politik në Maqedoni gjithmonë është bërë në baza etnike LSDM përmes programeve politike nga Serbia tenton që të përcajë trupin elektoral shqiptarë duke i premtuar një jetë më të mirë. 

Nga LSDM as nuk janë munduar të ndryshojnë as ngjyrën edhe pse partia tradicionalisht ka përdorur ngjyrën blu por këto zgjedhje ato përdorin ngjyrën e kuqe njejtë si partia serbe, “Dveri”, njofton Zhurnal.mk

Ky skandal duhet të sensibilizohet tek elektorati shqiptarë pasiqë është një fakt i zbuluar së fundi ku shihet qartë se partia e Zaevit rrënjët e platformës i ka pikërisht në Beograd ndërkohë që politikat i drejton edhe tek elektorati shqiptarë duke kërkuar besimin e tyre.

Nëse më hollësisht shihet programi i LSDM dhe krahasohet me atë serbe brenda mund të gjenden gati gjithë punët pasiqë partia e Zaevit nuk e ka shkruar platformën në Bihacka por vetëm se e ka përkthyer nga serbisht.

Me këtë partia e Zaevit vërteton edhe njëherë se për kampanjë ka të angazhuar shitës të shtrejtë serb që u drejtojnë kampanjën e njëkohësisht janë pjesëmarës të organizimeve dhe tollovive në revolucionin laraman.

Bëhet fjalë për Ivan Bender, Milan Shcekiq dhe një tjetër menaxher skene që njihet si një nga njerëzit më kontroverz në Serbi që janë të përfshirë në një rrjet skandalesh koruptive, e këtë herë shitësit e mjegullës Zaevit i kanë dhënë të njejtin slogan të vjedhur sigurisht.

Ndryshe, disa media në Maqedoni raportuan se slogani aktual i LSDM-së por edhe programi i kësaj partie është identik me programin dhe sloganin e partisë radikale nga Serbia “Dveri”, transmeton Zhurnal.mk