Kompania e famshme ‘Adidas’ e ka zbuluar topin zyrtar me të cilin do të zhvillohet Kampionati Evropian ‘Euro 2020’.

Bazuar në unitetin dhe euforinë që sjellin ndeshjet ndërkombëtare, topi në fjalë është emëruar me emrin ‘Uniforia’.

Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ do të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm.

Për të shënuar 60 vjetorin e UEFA-s, kjo garë do të zhvillohet në 12 vende të ndryshme të Evropës.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës ende nuk e ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’.

“Dardanët” do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje këtë muaj, ku do të vuloset fati i skuadrës së drejtuar nga Bernard Challandes.