Një studim i ri ka gjetur se përdoruesit e kanabisit kanë nota më të dobëta dhe performojnë më keq në shkollë.

Ky studim përfshiu  1,100 adoleshentë që e kishin filluar kolegjin në Amerikë me nivele të ngjashme të suksesit akademik përgjatë dy vjetëve

Zbulimi kryesor në këtë studim ishte mbi studentët të cilët i përdorin edhe alkoolin edhe kanabisin, meqë rast suksesi i tyre akademik vazhdoi që të pësonte rënie, shkruan Daily Mail.

Young female student sleeping during a lecture.

“Të marrësh shumë droga ka një impakt të konsiderueshëm sa i përket notave të dobëta dhe mungesave të bëra në shkollë”, tha Dr. Godfrey Pearlson nga Institute of Living në Connecticut.

Hulumtuesit thonë se të gjeturat e tyre sugjerojnë se përpjekjet për ta kufizuar përdorimin e këtyre substancave gjatë muajve të parë në kolegj mund t’i ndihmojë studentët që të kenë rezultate më të mira.