Si një nga shtetet më sociale dhe njëherësh me mirëqenie tepër të lartë, Kanadaja është një ëndërr për shumë emigrantë.

Në vitin 2017, vendi do të hapë dyert dhe do të pranojë 300 mijë emigrantë, edhe pse rekomandimet ishin për rritje të numrit të tyre në mënyrë që vendi të ketë më shumë fuqi punëtore dhe rritje ekonomike.

Qeveria tha se baza e pranimeve do të jetë fillimisht 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.

Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga 2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John Mccallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300,000 është një themel i fortë.

Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica në plakje, çka përbën një sfidë për rritjen ekonomike.

Një këshillë ekonomike e rekomanduar së fundmi për vendin, ishte që Kanadaja të rriste objektivin e saj vjetor të emigracionit për 450,000 gjatë pesë viteve të ardhshme.

Lidhur me këtë shifër, ministri i Emigracionit tha se ishte e mundshme, por jo për vitin 2017. Ndërsa numri i emigrantëve ekonomikë do të rritet ndjeshëm, numri i refugjatëve që do të pranohen do të ulet po ashtu ndjeshëm nga 56 mijë në 40 mijë azilantë.