Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rezultuar negative nga coronavirusi, tha një zëdhënës i qeverisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shefi i saj i personelit Helge Braun tha se Merkel kishte kontakte të shkurtra me mjekun që rezultoi pozitiv me virusin Covdid-19.

Raportohet se Merkel të premten pasdite ishte vaksinuar paraprakisht kundër pneumokokut, një bakterie që shkakton pneumoni, dhe të dielën u vendos në karantinë.

Raportohet se Merkel, do të testohet në mënyre të vazhdueshme gjatë ditëve të ardhshme.