Kancelarja gjermane Angela Merkel që gjendet në një vizitë zyrtare në Kinë, ka qëndruar e ulur në karrige derisa janë intonuar himnet e dy vendeve.

Tradicionalisht, përfaqësuesit e vendeve qëndrojnë në këmbë derisa intonohet himni, por kësaj radhe për kancelaren gjermane dhe kryeministrin kinez kishin vënë karrige, transmeton Telegrafi.

Politikanët kanë qëndruar të ulur derisa është intonuar himni gjerman, megjithatë kur u intonua himni kinez, Li Kechiang u ngrit në këmbë.

Megjithatë pas ceremonisë Merkel, dukej e lumtur dhe nuk janë vërejtur dridhje të duarve gjatë këtij takimi.

Kujtojmë se kancelarja gjermane që nga korriku e deri më sot, është filmuar në disa raste duke pësuar dridhje nëpër trup gjatë takimeve me zyrtarë të vendeve të ndryshme.