Muinistrja e kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska njëherit edhe anëtare në kryesinë e OBRM-PDUKM-së ka dalur kundër platformës së shqiptarëve, që sipas saj, ka për qëllim ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë.

 

“Në platformë përkrah gjuhës maqedonase parashihet edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe shkrimi i saj, gjithashtu edhe sjellja e një rezolute të shpejtë në Kuvend për ndryshim të emrit të Maqedonisë, ku do të përfshihen edhe partitë shqiptare në bisedimet me Greqinë. Kjo është një pjesë e platformës, por përsëri as opinioni as qytetarët nuk dijnë se çfarë fshihet pas asaj platforme”, deklaroi Kançeska-Milevska në edicionin e lajmeve në Sitel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo nuk shpjegoi se pse OBRM-PDUKM-ja ka biseduar me BDI-në për qeverinë e re, kur dihet se platforma e partive shqiptare u publikua disa ditë para se Nikolla Gruevski të merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanvov./Telegrafi/