Shkatërrimi i institucioneve shtetërore, hodhën me gur, ngjyrosën përmendore dhe e shkatërruan kulturën dhe historinë, e shkatërruan identitetin tonë, identitetin maqedonas dhe tani komentojnë se pse qytetarët kanë dal në protestat e qeta që ta mbrojnë vullnetin e tyre, t`i mbrojnë rezultatet e tyre. Nuk do të lejojmë më, mjaft ishte nënçmimi, mjaft ishte shkatërrimi i Republikës së Maqedonisë me skenare të ndryshme, deklaroi në protestën e sotme para KSHZ-së, ministrja Kancevska Milevska, transmeton TetovaSot.

“Dua që të porosis prej këtu se populli maqedonas nuk mund që të nënvleftësohet, populli maqedonas është ai i cili do ta jap vullnetin dhe votën e tij se kush në të ardhmen dot drejtoje me Republikën e Maqedonisë”, deklaroi Kancevska Milevska.

Ajo sqaroi se populli që ka votuar për VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht 450.000 qytetar u deklaruan se kush po drejton me këtë shtet dhe kush po vazhdon me suverenitetin dhe unitarizmin e Maqedonisë dhe se nuk do të lejojnë më shumë intriga, ndarje dhe shkatërrimin e integritetit maqedonas dhe suverenitetit.

“Zoran Zaev mendonte se ashtu me daljen në rrugë, me ngjyrosjen e institucioneve shtetërore, me ndarje dhe përçarje do të vije në pushtet, nuk mundet ashtu që të vihet në pushtet, në pushtet vihet përmes zgjedhjeve legjitime ku vullneti i qytetarëve është në rend të parë dhe për këtë arsye nuk do të lejojmë që të shkatërrohet vullneti i qytetarëve”, deklaroi Kancevska Milevska./TetovaSot/