Nisma Socialdemokrate ka reaguar pasi sipas saj disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se kandidatët tjerë për kryeministër të vendit kanë refuzuar të bashkëbisedojnë sot me studentë dhe të rinj.

Nisma përmes një njoftimi për meida ka bërë me dije se mbrëmë nga organizatorët është njoftuar se vetëm Fatmir Limaj dhe Albin Kurti do të jenë pjesë e panelit.

“Por, sot në mëngjes jemi njoftuar nga organizatori që z. Kurti ka kërkuar që bashkëbisedimi me të rinjtë të bëhet ndaras dhe jo bashkë me z. Limaj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Image

Reagimi i plotë i NISMA-s:

Për hir të informimit të drejtë të publikut,

Sot, kandidati për kryeministër të vendit, Fatmir Limaj, i është përgjigjur ftesës të Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës, me ç’rast nën moderimin e znj. Jeta Xharra, ka pasur një bashkëbisedim me të rinj dhe studentë të Kosovës.

Bashkëbisedimi ka qenë i paraparë të bëhej me praninë e të gjithë kandidatëve për kryeministër të vendit.
Mbrëmë na është konfirmuar nga organizatorët se vetëm z. Kurti nga kandidatët tjerë ka pranuar të jetë në panelin e diskutimit, bashkë me të cilin do të ishte z. Limaj.

Por, sot në mëngjes jemi njoftuar nga organizatori që z. Kurti ka kërkuar që bashkëbisedimi me të rinjtë të bëhet ndaras dhe jo bashkë me z. Limaj.

Konsiderojmë se debati me të rinjtë i ka dhënë rezultatet e veta dhe z. Limaj do të vazhdojë ta shpalosë programin tonë zgjedhor, duke i respektuar dhe pasur parasysh kërkesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Kadria, Ramushi, Fatmiri dhe Vjosa, refuzojnë të përballen me Albin Kurtin në debat, ai shkon i vetëm

Në Kongresin e Dytë Kombëtar të të rinjve, janë ftuar në debat të gjithë kandidatët  që synojnë postin e kryeministrit të Kosovës.

Por asnjëri nga ta nuk ka shkuar në debat, përveç atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Ai tani është duke u ballafaquar i vetëm me të rinjtë e Kosovës, ndërsa debatin po e udhëheq Jeta Xharra.

Për këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet nga LVV, Xhelal Sveçla.

Reagimi i Sveçlës:

Nuk kam pritë, e as nuk pres që Ramushi e Kadria të dalin në debate me Albinin. Është sfidë e papërballueshme për ta.

Megjithatë kam menduar që Vjosa të paktën do të tentojë. Por edhe ajo s’po del. E dijm qëndrimin e partiakëve të vet ndaj saj, por po më vjen keq që as ajo nuk i beson aftësive të veta.

Debatet mes kandidatëve për kryeministër janë të domosdoshme, sepse publiku duhet ta kuptojë cilët janë pretendentët për të qeverisur këtë vend.
Apo veq dihet.
#erdhidita
#qeveriaKurti

Image