Kandidati i BDI-së për deputet në njësinë numër 6, Bajram Rexhepi, ka ofenduar rëndë kumanovarët të cilët iu përgjigjën pozitivisht apelit të familjes së Komandant Shqiponjës, për të penguar hyrjen e Ali Ahmetit në fshatin Çerkez të Kumanovës. Ofendimet e tij, mund t’i përcillni në minutën 22 të videos, ku kumanovarët i quan “huliganë”. Ky ofendim ka shtuar edhe më tepër revoltën e kumanovarëve ndaj BDI-së, partnerit besnik të VMRO-DPMNE-së.