BDI dhe Ali Ahmeti në zgjedhjet e 11 dhjetorit si duket nuk do t’i kenë kundërshtarë vetëm shqiptarët, por edhe kandidatët e vetë për deputetë. Një goditje të fortë kjo parti dhe lideri i saj kanë marrë nga bartësi i Listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3, Nafi Durmishi. Në spotin publicitar parazgjedhor, ai ka goditur BDI-në në sektorin qeveritar që kjo parti e mban më së gjati- atë të drejtësisë. BDI thuajse 10 vite udhëheq ministrinë e drejtësisë, kurse Durmishi thotë qartë: Drejtësia për shqiptarë në Maqedoni ende mbetet selektive, duke e akuzuar në mënyrë indirekte Ali Ahmetin dhe BDI-në për dështim në qeverisje. Shqiptarët duhet marrë seriozisht këtë vlerësim të Durmishit, sepse ai më së miri e njeh partinë e vetë dhe të mos votojnë partinë e cila 14 vite e ka fituar besimin e shqiptarëve, kurse nuk ka mundur të pengojë drejtësinë të mos jetë selektive ndaj tyre. Paraqitjen e Durmishit mund ta përcillni në këtë video.