Shkruan: Aferdita Saraçini-Kelmendi

Kandidatura e Prof. Dr. Blerim Rekës për President të Maqedonisë Veriore, dëshmon ngritjen e nivelit të vetëdijes shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm! Dëshmon se ky vend dhe kjo shoqëri përfundimisht e ka kuptuar se pjesëmarrja dhe angazhimi nënkupton jo vetëm marrje të përgjegjësisë por edhe angazhim në krijimin e politikave që nuk të përcaktojnë të jesh në bisht të vendimarrjes por të jesh krijues dhe të kesh kreativitet në vendimarrje! Maqedonia Veriore dhe njerezit atje përfundimisht duhet të përcaktohen të shikojnë dhe veprojnë përmes zotësise dhe jo interesit klanor! Kandidatura e Dr. Rekës e dëshmon këtë!
Nuk është me rendësi a fiton në zgjedhje Prof. Dr. Reka! Është me rëndesi se thehet miti! Thehen paragjykimet! Hapen rrugë për të ardhmen e ndërtimit të një shteti që nuk ka botëkuptime ortodokse! Të një shteti që përqafon një të ardhme integruese , fillimisht përbrenda e mandej edhe të atyre evropiane! Maqedonia Veriore këtë kandidaturë të Prof. Dr. Blerim Reka duhet ta kuptojë si një moment të ri historik që bën ndryshimin pozitiv demokratik në këtë vend!
Faktori politik maqedonas në Maqedonine Veriore duhet ta përshëndes këtë kandidaturë si vlerë e shtuar e përpjekjeve të gjithëmbarshme të Maqedonisë Veriore për ndryshimin që e sollën në vendin e tyre me ndihmën e faktorit politik shqiptar!
Urime Prof. Dr. Blerim Reka për kandidaturën! Urime Maqedoni Veriore për ndryshimet pozitive!