Gjatë hyrjes nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, në vendkalimin kufitar Tabanoc, organet doganore kanë zbuluar 35 mijë euro në një veturë me targa gjermane. Sipas autoriteteve, në veturë kanë qenë dy shtetas gjermanë, të cilët kanë thënë se paratë i kanë të perbashkëta. Në pajtim me ligjin, atyre u janë kthyer 20 mijë euro (të dyve nga 10 mijë), kurse 15 mijë janë konfiskuar dhe do të hetohet prejardhja e tyre, raporton gazeta Lajm.
Përveç devizave, në këtë veturë janë zbuluar edhe 328 paketime me preparate për pastrimin e dhëmbëve.