Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se pesë liderët më të kërkuar të Shtetit Islamik janë kapur, duke iu referuar zënies të pesë komandantëve të këtij grupi në Irak.
“Pesë liderët më të kërkuar të ISIS sapo janë kapur!”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, por pa dhënë më shumë detaje.
Zyratarë irakianë i kanë përshkruar komandantët e ISIS si ndër më këtë kërkuarit, por në këtë listë nuk ishte lideri i këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi.
Mëngjesin e të enjtes, New York Times raportoi se pesë përfaqësues të lartë të ISIS, përfshirë një nga personat më të afërt të Baghdadi janë kapur si rrjedhojë e një operacioni tremujor të forcave irakiane dhe agjencive të inteligjencës amerikane.