Në Nigeri janë konfiskuar 2.5 tonë të “orizit plastik” i kontrabanduar brenda shtetit nga një biznesmen, që shërbimi doganor e quan “i paskrupullt”.

Sipas zyrtarëve nigerian orizi ishte futur në masë të madhe pasi kishte synim tregun e marketeve në sezonin e festave.

“Vetëm zoti mund ta dinte se çka do të ndodhte nëse njerëzit do ta hanin atë”, ka thënë Haruna Mamudu, shef i doganës.

Nuk është bërë e qartë se ku janë konfiskuar orizi, por është thënë se ai është prodhuar nga fishekë plastik të gjetur vitin e fundit në Kinë.

Duhet shtuar se orizi është ushqimi më i përdorur në Nigeri.