Profesoresha universitare Tanja Karakamisheva-Jovanovska për vendimin e presidentit Ivanvov të mos e mandatojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, thotë se është plotësisht në kuadër të kornizës së kushtetutës.

 

“Presidenti është i detyruar që funkdionin e tij ta kryejë në pajtim me gjithë rregullat e kushtetutës, jo vetëm në pajtim me dispozitat e funksionit të tij. Atë që e lexoj këto ditë nga ekspertë të afërt me LSDM-në, se presidenti nuk ka të drejtë të mos ia jep mandatin dhe se bëhet fjalë për formalitet, jep të kuptosh për moskuptim të kushtetutës nga ata”, deklaroi Karakamisheva.

 

Ajo tha se është fakt që platforma shqiptare është përgatitur në një shtet tjetër dhe ka tendenca që të imponohet ntek qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/