Kandidatura e Ziadin Selës dhe deklarata e tij që nuk ka kundërshtime nga aktivistët në Aleancën për Shqiptarët ka ngjallur debat të thellë dhe ka nxitur edhe më shumë zërat kritik ndaj mandatit të tretë të kreut aktual të ASH-së.

Duke e ditur që është në shkelje me statutin kandidatura e tretë e Selës për të parin e partisë kanë vazhduar reagimet jo vetëm të aktivistëve në rrjetet sociale por edhe të zyrtarëve të Aleancës për Shqiptarët.

Sipas burimeve brenda Aleancës për Shqiptarët njëri nga deputetët ka qenë më i zëshëm kundër kandidaturës së tretë të Ziadin Selës. Por sipas të njëjtit burim nga brenda Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut thuhet që Sela nuk e gëzon as përkrahjen e tre deputetëve të tjerë. Emrat e të cilëve për shkak të korrektësisë nuk bëhen publike.

Nga informatat flitet që njëri nga deputetët është ‘karantinuar’ nga presioni i madh i Selës dhe deputetëve që janë në përkrahje të tij. Të njëjtin deputet e kanë distancuar nga zyra kryesore e grupit parlamentar duke kontaktuar vetëm formalisht prej momentin që personalisht ia ka kumtuar mendimin kundër kreut aktual Ziadin Selës.

Gjithashtu sipas informatave të njëjta Sela ka hartuar plan për ti distancuar aktivistët që janë në mendim ndryshe nga ai.
Kështu që deklarata dhe veprimet e tij janë vetëm fillimi i pastrimit të Aleancës për Shqiptarët nga opozitarët e vërtetë dhe kthimi i ASH-së në një PMTH (Partia e Menduh Thaçit), shkurtesë që vetë Sela e kishte vendosur kur kishte dalë me mendim ndryshe nga kreu i PDSH-së Menduh Thaçi./fol