Autoritetet e shëndetësisë po përgatitin modernizim të sitemit elektronik por për momentin nuk po japin kartela të reja të shëndetësisë. A do të thotë kjo se në sistemin e ri nuk do të ketë vend për kartelat, të cilat para disa viteve u promovuan si projekt që kushtoi disa milion euro? 

Edhe kompania kroate e cila merreshte me prodhimin e kartelave të cilat kushtonin 250 denarë, nuk ka më përfaqësi në Shkup.

Nga Fondi për Sigurime Shëndetësore nuk japin detaje por jozyrtarisht mësohet se po kërkohet një zëvendësim i kartelave me ndonjë metodë tjetër e cila do të jetë e lirë për qytetarët.

Kartelat ishin menduar të jenë një sistem i integruar ku do të mbaheshin të gjitha të dhënat nga historia e pacientit por në realitet ata nuk bënë më tepër se zëvendësimi i kartonëve të kaltër.