Të dashur miq, nuk ka qeverisje ideale askund në botë dhe as që do të mundë të ketë ndonjëherë. Qeverisje ideale nuk njohin teoritë dhe praktika poltike, por njehë synim të vazhdueshëm për qeverisje të mirë, transparente dhe demokratike . Mazhorancën aktuale në Maqedoni, e kemi brenduar në trajta të ndryshme, bie fjala si korrporatë kriminale politike e jo qeveri, madje partitokratë të pistë et. etj. Çfardo brendimi të etablojmë kanë sinonim të së keqes. Dekada e kaluar ishte sundim, apo regjim politik partitokrat ! Nuk u perceptua kurrë se ku fillon shteti dhe ku mbaron partia, por gjithçka ,fillim e mbarim ishte partia!

Sot më erdhi në mendë se kjo kastë politike mundë të quhet edhe Kartel politik , i pasuruar me përmasa qiellore,saqë nuk mundë tu konkurojë as dinastia familjare e të ndjerit Fidel Castros në Kubë, as djemt e Josip Brozit, prijës që udhëhoqën shtete disa dhjetëra milijonësh banorë edhe ate me decenie . . Por, perceptimi i realitetit nga populli e bëri që ky kartel politik të ndjehet i dezorganizuar, i dëshpruar, i hutuar por akoma i pasur dhe i dashuruar në pafundësi për të mos u larguar nga pushteti .

Andaj, ky kartel politik nuk ka mundësi dhe nuk ka se pse të mundë të fitojë këtë betejë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, Miq të dashur, vetëm ju mund të fitoni, por për këtë nuk duhet të blehet askush, nuk duhet të frikohet askush, le të votojë secili për ate që mendonë por VOTONI PËR VOTËN E LIRË ! ( Q .Aliu )

13177898_250249572031225_1466099450818601464_n