Kryetari i Lëvizjes Besa në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur rreth zhvillimeve politike në vend, partinë që ai e drejton, si dhe angazhimin e tij si profesor në të kaluarën.

I pyetur për personazhet politike negative dhe pozitive në vend, ai tha se

“Pa dashur të personalizojë, politikani më i urryer për mua është ai që e tradhton besën që e ka dhënë, ndërsa më i admiruari tek unë është ai që edhe me çmimin që duhet ta paguajë, sakrificën, është i gatshëm që misionit të tij t’i qëndrojë deri në fund”, tha mes tjerash Kasami.

Ai shtoi se nuk ka shumë shembuj në vend, të cilët e kanë mbajtur fjalën e dhënë.