Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, nuk përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kjo parti të del me lista të përbashkëta me Aleancën për Shqiptarët. Kasami, në “Programin 200”, tha se është i gatshëm për të gjitha format e bashkëpunimit me ASH-në për ta larguar BDI-në nga pushteti.

“Janë të gjitha format e bashkëpunimit në tavolinë. Jemi të gatshëm për të gjitha format e bashkëpunimit me qëllim të largimit të BDI-së nga pushteti, për të ardhur në pushtet një elitë e re politikanësh që do tu shërbejnë qytetarëve. Ne besojmë që me këtë bashkëpunim BESA-ASH, ky rotacion politik është shumë më i lehtë dhe mund të ndodhë shumë më shpejtë” u shpreh Kasami.