Kryetari i komunës Bilall Kasami në takim me banorët e lagjes “Gam-Gam”, deklaroi se lista e Besës dhe kandidatëve të këshilltarëve është më e mira dhe se duhet votuar për të realizuar gjitha projektet. Gjithashtu kreu i Tetovës deklaroi në Tetovë janë bërë shumë punë edhe pse është penguar.

“Brenda këtyre muajve ne bëmë shumë punë, edhe pse pushteti qendror na bënte pengesa në punët që ishin në të mirën e qytetarëve”, ka deklaruar Kasami. Në fund ai tha se do të fillojnë punimet edhe në rrugën e butiqeve ose ndryshe siç njihet rruga e “kalldërmave”.