Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami njëherësh bartës liste në njësinë zgjedhore numër 6, në video sportin e publikuar për zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor, ka thënë se beteja është e vështirë dhe se ajo mund të fitohet vetëm bashkërisht.

“Nuk na vlen gjë realizimi personal, profesional, nëse lejojmë që populli ynë edhe më tej të jetoj i përbuzur dhe i mposhtur. Ejani me ne që kemi besë që njohim Zot, që flijojmë çdo gjë për shqiptarinë. Ejani me ne se nesër fëmijët tuaj do të ju pyesin ku ishit ju kur popullit duhej t’i rikthehej ajo që nuk mund t’i takojë asnjë partie: Dinjiteti dhe krenaria”, ka thënë Kasami në thirrjen drejtuar qytetarëve për të votuar Koalicionin “Rilindje me BESË”.