Kasami: Lëvizjen e parë që e bëri Zaev gaboi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka qenë sot i ftuar në emision Click Plus në Tv21 ku ka folur për aktualitetin politik në vend.

”Ne vlerësojmë se lëvizjen e parë që e bëri Zoran Zaev me kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit e bëri gabim. Ne kandidaturën e Xhaferit e vlerësojmë si imponim pasi kandidati jonë duhej të ishte me koncensus mes partive shqiptare që kanë krijuar shumicë të re parlamentare me 67 nënshkrime.” tha Kasami mes tjerash.