Lëvizja Besa vazhdon me aktivitetet në kuadër të takimeve me simpatizantët dhe anëtarët e saj. Kësaj rradhe, Bilall Kasami dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me strukturat e partisë në Tetovë nga ku u dha mesazh i fuqishëm se rrugëtimi i Lëvizjes Besa si forcë opozitare vazhdon edhe më fuqishëm në artikulimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni.

Takimin e hapi kryetari i degës së Lëvizjes Besa për Tetovë, Gazmend Aliu i cili falenderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre dhe ftoi që tubimin ta përshëndes edhe deputeti i zonës Fadil Zendeli i cili ne fjalimin e tij shprehu bindjen e tij se Lëvizja Besa po rikthehet edhe më fuqishëm në skenën politike.

Takimin e përmbylli kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili mes tjerave tha: “ prezenca e juaj në këtë takim dëshmon se jemi në rrugë të drejtë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve në Maqedoni nga një qeveri e cila ka shumë partnerë brenda po pa ndonje influencë reale për të punuar në interes të shqiptarëve”.

Përndryshe Lëvizja Besa me rastin e muajt të Ramazanit shtroi edhe iftar për aktivistët e saj në Tetovë./TopAlNews/