Kreu i Lëvizjes Besa dhe kandidati për kryetar të Komunës së tetovës, Bilall Kasami, sot realizoi takim me Odën e Zejtarëve në qytetin e Tetovës që punojnë në disa pjesë të qytetit.

Tetova u krijua dhe u mirëmbajt për shekuj falë këtyre zejtarëve, njerëzve që gjithmonë kanë krijuar dhe tregtuar në qytetit. Para tyre ai ka ka prezantuar programën e tij që u mundësojnë zanateve të vjetra të kenë një ekzistencë dhe krijim të qëndrueshëm, mbrojtjen e dyqaneve dhe punëtorive të tyre dhe arsimimin.