Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, akuzoi të larguarit nga Lëvizja Besa, paraprakisht ata që aderuan në partinë e re Alternativa, se u larguan vetëm për motivin për t’u bërë pjesë e pushtetit dhe kështu të kapin pozicionet e tyre nëpër punëra në Qeveri.

Nga Lëvizja Besa u shkëputën vetëm ata individë të cilët sot janë ministra, drejtorë, të punësuar si shoferë, shef kabineti e kështu me radhë në pozicione qeveritare- tha Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami.