Qeveria e administratës autonome të Katalonisë e që kërkon shkëputjen nga Spanja, ka dhënë mesazhin se nismat pro-pavarësisë, do të vazhdojnë në vitin 2019.

Presidenti katalonas, Quim Torra, në mesazhin e tij për vitin e ri u ka bërë thirrje mbështetësve pro pavarësisë që “të jenë të bashkuar në vitin 2019 dhe të jenë kundër padrejtësisë”.

Torra ka uruar që viti 2019 të jetë rast “Për të përmbysur muret e presionit të shtetit spanjoll dhe kundërshtimin e padrejtësisë”.

Quim Torra, i cili dëshiron zgjidhje paqësore dhe demokratike për Kataloninë në këtë drejtim, i ka kërkuar kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, që të fillojë dialogun e sinqertë e të guximshëm.

Po ashtu, Torra ka ripërsëritur edhe kërkesën e tij për ndërmjetësim ndërkombëtar në zgjidhjen e problemit të Katalonjës.