Nga Medai SHAHOLLI

Ky është “diversanti” që u dërgua me mision në Iliridë për të bllokuar dhe sabotuar çështjen shqiptare.
Kryengritja dhe formimi i UÇK-së ishte loja Ali Ahmetit, që menjëherë pas themelimit të saj ai devijoi rrugën e lirisë dhe idealin për të cilin u kishte thënë luftëtarëve të lirisë se po bënin luftë çlirimtare dhe për barazi.
Këtë ideal ai e shkeli dhe e devijoi me pranimin e robërisë së re me MO, ku shqiptarët do të përcaktohen si bashkësi etnike e 20%.
Ky ishte misioni i Ali Qametit për të cilin duket sot me qëndrimete tij se ishte dërguar nga pushteti sllavo-maqedon për ta sabotuar kauzën kombëtare, mision që ai e realizoi me sukses.

Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk ka ndodhur që kryengritësit që kanë rrokur armët për liri t’i dorëzojnë ato për një një status dhe nivel inferior.
Lufta çlirimtare u sabotua me luftë për pushtet, pra me një fjalë u shkelën idealet çlirimtare për status të qytetarit pa emër.

Kështu, Ali Qameti realizoi programin titist të përdorimit të luftës çlirimtare në luftë për pushtet dhe karrierë politike.
Edhe pas konfliktit të 2001 statusi i shqiptarëve nuk ndryshoi por ngeli po ai që ishte si minoritet i papërfillshëm dhe si qytetarë të dorës së dytë.
Veç Ali Ahmetit edhe liderët e tjerë të rëndësishëm të skenës politike e mbështetën Ali Ahmetin dhe MO, si zgjidhje e kënaqshme për shqiptarët.
Ata e dinin shumë mirë se çfarë parashikonte ajo marrëveshje por lakmia pas pushtetit bëri që këta liderë të lagjeve të mbyllin sytë edhe veshët për hir të levërdive financiare që rrjedhin nga pushteti.

Meritën për stagnimin dhe sabotimin e çështjes shqiptare në këto troje të Ilirisë së lashtë e ka ky misionar që quhet Ali Ahmeti.
Ai e kreu misionin e tij me sukses.
Shqiptarët mbeten popull pa emër dhe pa gjuhë por me përcaktim special bashkësi etnike e 20%!
Dhe ky “avancim është fituar” falë misionarit Ali Qameti.

Këto denoncime nuk janë shpifje as akuza të pabaza janë realitete të hidhura shqiptare që gjendja dhe statusi i shqiptarëve në NMK, janë argumenti më i fortë se me shqiptarët është luajtur teatër për 28 vite të shkërdhatokracisë sllave.
Haram i qoftë për jetë të jetëve buka e malësorëve të Sharrit që menduan se ishte komandanti çlirimtar, por në fakt ai doli kryetradhëtori.