Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka emëruar drejtorët dhe zv.drejtorët e disa institucioneve në vend, të cilat deri tani kanë qenë pa udhëheqës.

Nga plot 27 drejtorët e emëruar, ajo që bije në sy është se 26 prej tyre janë burra, vetëm 1 grua. Një ndër parimet për integrimin e shtetit në rrugën euro – atlantike është padyshim barazia gjinore, e cila në këtë rast është shkelur skajshmërisht edhe atë nga një ndër personat që kanë rol të rëndësishëm në parlamentin e RM.

Portali ShqipMedia arriti ta sigurojë një live-video në rrjetin social “Facebook” të politikologes Gjyla Çeliku, gjegjësisht video-ja është inçizuar gjatë marshit protestues të 8 marsit në Shkup, që sipas organizatorëve të marshit “Platformë për barazi gjinore” gratë në Maqedoni edhe më shumë janë të pabarabarta në aspektin ekonomik, ka hendek gjinor tek rrogat, vdekshmëri më të lartë në Evropë të lehonave dhe mungesë të servisit për viktimat e dhunës në familje.

Në videon më poshtë, ndëgjohet qartë momenti kur Gjyla Çeliku i drejtohet kryeministrit Zaev duke i thënë:

“Në politikën shqiptare kemi vetëm burra, nga 27 drejtorë të emëruar vetëm 1 prej tyre është grua” në të cilën Zoran Zaev ja kthen “Katastrofë, me të vërtetë katastrofë, pajtohem me ty”./ShqipMedia/

Gepostet von Gjyla Çeliku am Donnerstag, 8. März 2018