Koronavirusi preku edhe në futbollin në vendin tonë, më saktë në klubet tetovare Renova dhe Shkëndija. Katër persona nga Renova dhe dy nga Shkëndija janë pozitivë për virusin Covid-19.

Këtë e konfirmoi sindikata e futbollistëve të Maqedonisë, e cila njoftoi në Fejsbuk se analiza e përsëritur tregoi raste pozitive në të dy skuadrat.