Është shumë e rëndësishme që pacientët me diabet të jenë çdoherë në kontakt me mjekun për menaxhimin dhe kontrollimin e sheqerit në gjak.
Për t’u përgaditur, në shumë raste mjekët ju sugjerojnë 4 këshilla shkruan Webmd.

Monitoroni diabetin tuaj: Nëse keni stres është e rëndësishme të monitoroni më shpesh sheqernat në gjak.

Qëndro në kontakt me miqtë: Komuniteti ynë na ndihmon ta harrojmë sado pak pandeminë.

Jini krijues me ushqimet e juaja: Asnjëherë nuk është vonë për të eksperimentuar në kuzhinë me receta miqësore. Shoqata Amerikane e Diabeteve sjell shumë receta.

Bëni çdo ditë aktivitete fizike: Ndërsa, mund të mos jeni në gjendje të mbani rutinën tuaj të rregullt për të shkuar në palestër, duhet të bëni aktivitete fizike.Është e domosdoshme për menaxhimin e sheqernave në gjak dhe uljen e stresit.