Katër shqiptarë, tre të moshës 27 vjeç dhe një 25 vjeç, u arrestuan në një restorant në Evensham të Britanisë së Madhe.
Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët kishin hyrë ilegalisht në këtë shtet. Tre prej të arrestuarve përballen me dëbim nga Britania, ndërsa i rasti i të katërtit po merret në shqyrtim.
Autoritetet mësohet se kishin marrë informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes më 19 janar, shkuan te restoranti për bastisje. Gjatë kontrollit u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani dhe për pasojë u arrestuan.
Autoritetet u bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion për emigrantë që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme të njoftojnë strukturat përkatëse.
Restoranti Casa la cucina italiana, në Vine Street përballet me një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtligjshëm.