Në një aksident komunikacioni që ndodhi në rrugën Dobrinisht-Bansko, janë lënduar katër shtetas të Maqedonisë. Sipas agjencisë bullgare ‘BGNES’, të aksidentuarit janë dërguar në spital, përcjell Fol.
Bëhet fjalë për tre meshkuj 48-vjeçar dhe një i moshës 41-vjeçar, të cilët për momentin ndodhen jashtë rrezikut për jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të para nga ekspertiza, të aksidentuarit ekzistojnë kanë qenë në gjendje të dehur, pasi shoferit i është bërë test-alkooli. /Fol/