Katica Janeva fotografohet nga burgu i Shutkës

Tashmë ish kryeprokurorja speciale në dorëheqje e Prokurorisë speciale, Katica Janeva është fotografuar nga burgu i Shuto Orizares – Shutkës ku po qëndron në paraburgim me vendim të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Fotografimi i saj është bërë në obor të burgut teksa bisedon me një tjetër të burgosur. Ndërkohë që sipas drejtorit të burgut ajo po qëndron në një repart tjetër larg të burgosurve tjerë për shkak të sigurisë dhe gjendjes së saj shëndetësore.

Prokurorja Speciale Katica Janeva është vendosur në një repart të posaçëm në Shuto Orizare, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore. Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut Esad Rahiq, në intervistën javore në radion “Evropa e lire”.

Sipas drejtorit Rahiq, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, edhe përkundër asaj që në qelitë tjera në repartin e femrave në këtë burg vendin e ndajnë 6 të burgosura.

Fotografia thuhet se ende nuk është verifikuar.

SHPËRNDAJE