Prokurorja publike, Katica Janeva, për herë të parë ka bë publike një pjesë të asaj se çka kanë biseduar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër, Nikolla Gruevski, lidhur me regjistrimin.
Ajo sjell një lajm të mirë për opinionin, duke siguruar opinionin se posedon dëshmi “me kualitet” për këtë rast, ku të dyshuar kryesorë janë dy partnerët afatgjatë, Ahmeti dhe Gruevski. Janeva ka folur edhe për pengesat që ka bë qeveria e kaluar ndaj PSP-së, në grumbullimin e dëshmive për anulimin e Regjistrimit, transmeton Gazeta Lajm.

“Regjistrimi si lëndë është hapur moti kohë në fazë parahetimore. Gjatë kohë janë kërkuar biseda lidhur me këtë rast. Grumbullohej edhe dokumentacion, që në fillim nuk ishte e mundur, deri sa nuk ndryshoi pushteti. Zhvillohet hetim kualitativ dhe i mirë, këtë patjetër duhet ta pranoj. Ka dëshmi të mira dhe me kualitet. Më tepër nuk mund të tregoj për opinionin, sepse gjykata është organi që e konfirmon akuzën, e pastaj do të dëgjojmë të gjithë së bashku se çka ka ndodhur”, ka deklaruar Janeva.

Duke zbuluar një pjesë të rastit lidhur me dyshimet për këtë krim të kryer, Janeva thotë se Ahmeti dhe Gruevski mes tjerash janë koordinuar se si të anulohet regjistrimi në Kuvend.

“Posedojmë edhe dëshmi materiale edhe biseda për atë lëndë, rreth asaj se si është biseduar që në Kuvend të anulohet regjistrimi.
Në ndërkohë kemi marë nën kompetenca edhe rastin “Maxhar Telekom” që zhvilohet në gjykatë. Kjo është interesante për opinionin dhe më datë 27 mendoj se është caktuar seancë gjyqësore”, thekson Janeva.

Terasti “Regjistrimi”, të dyshuar kryesorë janë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ata akuzohen se në mënyrë antiligjore e kanë ndërpre regjistrimin e vitit 2011, nga frika se do të kishte implikime negative mbi karrierat e tyre politike.