Një mërgimtar nga Gjermani i moshës 50 vjeçare sonte ka marrë sulm në zemër në një kazino në Kavadar dhe ka vdekur duke luajtur lojërat e fatit.

Këtë informacion për AIM e vërtetoi Veroljub Dodevski, zëdhënësi i SPB Veles dhe Dragan Dimitrov, udhëheqës i ndihmës së shpejtë të Kavadarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve të para personi në fjalë edhe më herët ka pasur probleme me zemrën në Gjermani.

Për momentin nuk japin detaje për rastin.