KB ka nevojë urgjente prej 4,4 miliardë dollarëve në mënyrë që të parandalohet katastrofa humanitare në Jemen, Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor, theksoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.
Ai theksoi se është e domosdoshme që ato para të grumbullohen deri në fund të muajit të ardhshëm.
“Mbi 5,6 miliardë dollarë nevojiten për operacione humanitare në ato katër vende në këtë vit. Deri në fund të marsit duhet të grumbullohen 4,4 miliardë dollarë në mënyrë që të parandalojmë katastrofë humanitare”, deklaroi Guteresh.
Tani për tani janë mbledhur vetëm 90 milionë dollarë, përkatësisht rreth 2 për qind e shumës së domosdoshme.
Ndihma nevojitet për mbi 20 milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe pjeësn verilindore të Nigerisë, sipas informatave të KB-së.